Kalo te përmbajtja
IRLA Cable

Për persona me aftësi të kufizuara

Aksesueshmëria

IRLA Cable TV angazhohet për të ofruar një faqe interneti të aksesueshme për të gjithë përdoruesit, në përputhje me kërkesat e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe ligjin nr. 93/2014.

Të drejtat dhe informimi

  • Mësoni rreth të drejtave tuaja sipas Ligjit nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.
  • Faqja jonë përdor një widget aksesueshmërie (Sienna) që ju lejon të personalizoni pamjen dhe leximin e përmbajtjes pa ndryshuar strukturën e faqes.
  • Për informacion zyrtar nga AMA, vizitoni faqen e AMA-s për persona me aftësi të kufizuara.

Personi përgjegjës

Koordinator për çështje aksesueshmërie dhe mbështetje për persona me aftësi të kufizuara:

IRLA Cable TV — Zyra Berat
Lagja "30-Vjetori", Rruga "Antipatrea", pall. 72

Si të përdorni mjetet e aksesueshmërisë

Në çdo faqe të këtij website-i, klikoni ikonën e aksesueshmërisë që shfaqet në cepin e ekranit. Nga menuja mund të aktivizoni:

  • Kontrast i lartë

    Rrit kontrastin e ngjyrave për lexim më të lehtë.

  • Tekst i madh

    Zmadho madhësinë e shkronjave në të gjithë faqen.

  • Ndalo animacionet

    Fik lëvizjet dhe animacionet për përdoruesit me ndjeshmëri ndaj lëvizjes.

  • Kursor i madh

    Thekso kursorin për navigim më të qartë.

  • Profil aksesueshmërie

    Zgjidh profile të specializuara (vizion i ulët, ADHD, disleksi, etj.).

Widget-i është ofruar nga Sienna Accessibility — i hapur, pa gjurmim dhe në përputhje me GDPR.

Dërgo ankesë / kërkesë / sugjerim

Për çështje që lidhen me aksesueshmërinë e faqes ose shërbimeve tona, zgjidhni llojin e kërkesës dhe na shkruani me email.